Një person me plagë në këmbë është paraqitur në spitalin e Traumës këtë të premte.
Paraprakisht dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
Sipas burimeve i riu është plagosur pas një sherri në zonën që njihet si “Varri i Bamit”.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë gjahu një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit D. K., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N.
Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.