Ndërpritet seanca, teksa priten të jepën masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Avokatët kërkojnë dy orë kohë për tu njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes. Dosja përbëhet nga 110 faqe ndërsa gjykata pranoi kërkesën.
Ditën e sotme Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita do të njihen në Gjykatë me akuzat për 12 vepra penale të ngritura nga Prokuroria e Posaçme ndaj tyre, nga grupi i strukturuar kriminal, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri te pastrimi i parave.
Ndërkohë Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta u arrestuan në flagrancë gjatë kontrolleve të policisë në 26 banesa, ku ju gjetën armë.
Sakaq, mbeten në kërkim shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Behar Bajri, Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.