Një 19 vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një resorti në Ksamil dhe ka marrë lëndime serioze.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. I riu është dërguar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës.
19-vjeçari është transportuar më vonë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ku po merr ndihmë më të specializuar mjekësore. Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën