Pas sekuestrimit nga SPAK në 1 gusht, ditën e sotme është emëruar nga GJKKO edhe administratori shetëror i tij, Arjan Baçi.

Në një deklaratë për mediat, Baçi tha se ka qenë gjykata e cila e ka caktuar atë si administrator dhe pas këtij njoftimi, ai do të vazhdojë me punën në mënyrë që procesi i mbetjeve në këtë incenerator mos të ndërpritet.

Sakaq, ai theksoi se një problematikë që ai ka vërejtur është fakti se bashkitë e qarkut Tiranë janë debitor në kompani dhe do t’i dërgohen shkresa në mënyrë që të vihen para përgjegjësisë për të zbatuar punën.

“Problematikë është që bashkitë e qarkut të Tiranës janë ende debitorë në shoqëri po bëhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet. I kemi dërguar shkresat për ti vënë para përgjegjësisë për ti kërkuar zbatimin e ligjit. Mos zbatimi do të sillte kaos në mbledhjen e mbjetjeve urbane” tha Arjan Baçi.

Ai specifikoi se ndër bashkitë që nuk kanë paguar detyrimet janë bashkia e Tiranës, Vorës dhe e Kavajë”, tha Baçi