Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Nartë në Vlorë, pranë depos së naftës si dhe një pike karburanti.
Disa automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
Gazetarja e FaxNews Afrovita Hysaj raporton se zjarri ndodhet pranë depove të një karburanti, dhe se me kalimin e minutave është përkeqësuar duke u përhapur edhe më shumë, çka rrezikon objektet përreth tij.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihet ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë, tymi ka mbuluar një pjesë të mirë të zonës dhe rrugës që të çon drejt Nartës.