Siç njoftojnë katalanasit, Pedri ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë. Edhe pse njoftimi nuk jep një datë të mundshme për kthimin e tij, mediat spanjolle raportojnë se ai do të duhet të jetë jashtë për disa javë.

Mesfushori i ri katalanas pësoi të njëjtin problem në të njëjtën këmbë vitin e kaluar dhe qëndroi jashtë fushës për rreth dy muaj.

Spanjolli ka luajtur në dy ndeshjet e para këtë sezon dhe në fakt ka shënuar edhe në ndeshjen e 2-të të La Ligës kundër Cadiz-it. /G.D abcnews.al/