Një sasi rekord prej 9.5 tonë kokainë është sekuestruar nga autoritetet spanjolle në Portin e Algeciras.
Kokaina e gjetur në kontejnerët me banane vinte prej Ekuadorit.
Asnjë i arrestuar nuk është regjistruar deri më tani.
Autoritetet spanjolle theksojnë se beteja me grupet kriminale do të vazhdojë, ndërsa në 2018 forcat dhe trupat e sigurisë së Shtetit zhvilluan gjithashtu një betejë të ashpër , ku pas më shumë se 14,000 operacioneve, pati mbi 13,400 të arrestuar.