Aksident në aksin Sarandë – Gjirokastër në afërsi të HEC “Bistrica 2”. Përplaset një automjet me një motor, plagosen dy turistë italianë.
Automjeti tip “Wolksvagen” me targë AA486VY me drejtues Orest Zhgabi 19 vjeç, është përplasur me motorin tip “Dayang” me targa AY221 me drejtues shtetasin italian Giorgo Vania, 24 vjeç.
Si pasojë është plagosur ky i fundit dhe pasagjerja Maria Pedroni, 25 vjeçe. Ata janë transportuar me dy autoambulanca drejt urgjencës së Spitalit të Sarandës ku raportohet se një prej tyre ka thyerje të femurit.