Një aksident automobilistik është regjstruar këtë të hënë në aksin rural Gramsh- Mashan. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke u kthyer totalisht përmbys.

Dyshohet se shkak i daljes së mjetit të jetë bërë shpejtësia e lartë. Nga të dhënat paraprake nuk ka viktima apo persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Fillimisht kanë qënë banorë të zonës ata që janë afruar për të dhënë ndihmën e parë e më pas ka mbërritur policia, e cila ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe kryer veprimet e rastit.

Fax web