Nëntë persona kanë përfunduar në pranga nga policia e kryeqytetit. Këta persona, dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, që merrej me veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike edhe nëpër shkolla.
Grupi i rënë në pranga, e kishte bazën te Kodra e Diellit. Lënda narkotike ishte e ndarë në rreth 600 doza, në total rreth 3 kg. Po ashtu, janë sekuestruar edhe doza kokainë.