1.3 kg kanabis janë gjetur në banesën e një 16-vjeçari në Shkodër. Ky u fundit teksa lëvzite me motor u ndaluar nga policia dhe pas kontrollit iu gjetë doza me kanabis, ndersa në banesë i janë gjetur rreth 1.3 kg lende narkotike.
Për shkak të moshës, për 16-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Njoftimi i policise:
-Në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontrolle, një 16-vjeçar që qarkullonte me motomjet. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i janë gjetur disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa, ndërsa në banesë i janë gjetur rreth 1.3 kg të kësaj lënde. Nga veprimet hetimore rezultoi se 16-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e posedonte atë, në banesë, për ta shitur në doza që i shpërndante me motomjet. Për shkak të moshës, për 16-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.