Ndërron jetë në QSUT një i dënuar me 10 vite burg. Bëhet fjalë për shtetasin Refat Binjaku i cili ishte shtruar në spital prej dy javësh pas probleme shëndetësore.
Njoftim për shtyp!
I dënuari Islam Refat Binjaku, i datëlindjes 27.03.1961, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike, ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.
I ndjeri është shtruar në Reanimacionin Qëndror të Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023. Me datë 14.09.2023, ndërron jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT me diagnozë Arrest Kardiorespirator.
Ekspertët e Mjeksisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat ligjore.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.