Një 45-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj në Tiranë.
Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Muhamet Gjollesha”, rreth orës 19:25.
45-vjeçarja me inicialet S.Xh bëhet me dije se si pasojë e dëmtimeve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.