Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrel ka reaguar për sulmet me armë në veri të Kosovës. Mbrëmjen e djeshme mbeti i vrarë një rreshter policie dhe 1 tjetër mbeti i plagosur.
Borrell ka dënuar këto sulme duke u shprehur se fajtorët duhet të marrin përgjegjësi dhe të përballe me drejtësinë.
Këto sulme duhet të ndalen menjëherë, shton Borrell duke siguruar se EULEX është në koordinim të veprimeve të tij me KFOR.
Së fundmi ai ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të BE-së që të ulin tensionet në veri të Kosovës.