Nga Enton Abilekaj
Kush e ka fajin qe zgjedhjet po behen formalitet? Nuk mund te thuhet se e ka vetem opozita perballe nje maxhorance qe nuk ben me as fushate elektorale, si domosdoshmeri per konkurencen politike ne nje demokraci. Nuk mund te thuhet qe e ka vetem opozita me nje popull te dorezuar, qe pasi ia perdhunuan zyren publike, voton me shume se ne 14 maj, te njejten force politike. Nuk mund te thuhet vetem opozita per shume faktore, por nese opozita do te hyje ne zgjedhje si fasade demokratike, si vezhguese e shkeljeve, apo si femija i rrahur qe e provon perseri, nuk mund ta kaloje pa pergjegjesi turperimin.
Nese humbja po behet biznes edhe nga kjo PD, atehere duhen kthyer syte nga alternativat e reja opozitare.