Një aksion policor është zhvilluar në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se Policia, Operacionalja dhe FNSH, kanë ushtruar kontrolle në disa lokale në qytetin bregdetar, në kërkim të personave me precedent penal.
Kontrolle ka pasur në disa lagje të qytetit. Këtij operacioni, që ka nisur disa ditë më parë i është bashkuar edhe RENEA. Sakaq mësohet se janë shoqëruar 14 persona, dhe janë sekuestruar edhe disa makina të blinduara.
Nga policia ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me këtë operacion.