Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sipas burimeve është takuar me presidentin Bajram Begaj.
Ditën e sotme, kur liderët e rajonit janë mbledhur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Basha bëhet me dije se është takuar me Begajn, ku kanë diskutuar për rreth një orë.
Burimet tregojnë që pjesë e diskutimeve ka qenë reforma zgjedhore, propozimet për një sistem proporcional me lista të hapura, vettingu në politikë dhe zgjedhja e presidentit nga populli.
Lidërët e BE-së, të shteteve anëtare të BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor, do të jenë sot në Tiranë për punimet e samitit të Procesit të Berlinit, që për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të Bashkimit Europian.
Pjesë e këtij samiti nuk do të jetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Francë, lidhur me qëndrimet që kanë mbajtur për Palestinën. Mirëpo, ai do të vijë në Tiranë, gjatë mbrëmjes dhe nesër do të zhvillojë takime bilaterale me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama.
Nga ana tjetër, edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk do të marrë pjesë. Në vendin e saj do të marrë pjesë zv.kryeminsitri, Antonio Tajani. Gjithashtu, Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnbiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.