Nga Erion Murataj
Ishte e papritur për mua sesi Rama mund të tërihiqte zvarrë në narrativën e figurave letrare lidershipin e BE .
Por..?
Ja që ja doli plotësisht në këtë sipërmarje folklorike.
Çështja shtrohet çfarë fiton Shqipëria nga kjo?
Për shumicën e militancës është e qartë që kjo do shërbej si bejte polifonike ndërsa për shumicën e shqiptarëve me planin afatshkurtër do jetë thjeshtë një lojë dasmash.
Në çdo rast është e qartë që dhëndri (BE) vazhdon të studioj nusen pasi e ka provuar.
Sa për përzgjedhjen e Shqipërisë si vend pritës i samitit s’do mend që i shërben reklamës së paketës turistike.
Nusja hë për hë duhet të mjaftohet me kaq dersa çarcafin nuk e var dot më në ballkon pas dasme.
S’na mbetet gjë tjetër vecse të themi rroftë tradita se krushqia e thyer do ta çoj deri në fund dasmën dhe pse nusja është pak me barrë 😉.