Policia mbylli përkohësisht të gjitha korsitë e urës së Bruklinit në Nju Jork të shtunën pasi një grup i madh protestuesish pro-palestinezë u nisën të shkonin drejt saj.Ura, e cila lidh lagjet e Nju Jorkut të Manhattan dhe Brooklyn duke kaluar mbi lumin East, u mbyll në të dy drejtimet. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha se demonstrata është paqësore dhe deri më tani nuk ka pasur probleme.
Tubimi në qytetin më të populluar të SHBA-së ishte ndër disa në mbarë botën në 24 orët e fundit, duke përfshirë një “Marshim për Palestinën” në Londër, në të cilën mijëra persona morën pjesë të shtunën dhe një demonstratë nga një grup hebre që bën thirrje për ti dhënë fund luftës në terminalin e Nju Jorkut, i cili çoi në arrestimin e rreth 300 personave të premten mbrëma.
/abcnews.al