Kam parë sot njerëz të dëshpëruar për sherrin mes Kreshnik Çollakut dhe Dashnor Sulës, si rrahje brenda opozitës. Me thënë të drejtën, u gëzova që nuk u rrahën, por më shumë u gëzova që kanë filluar të guxojnë të mendojnë dhe të përleshen për mendimet e tyre.

E di që për shumë vetë duket qesharake, por kjo opozitë, kështu siç është sot, është përsëri më e mirë se Partia Demokratike e “bashkuar” deri në vitin 2021. 

Identiteti kryesor i Partisë Demokratike qyshkurse Berisha e vuri poshtë vetes e deri në vitin 2021, ishte mungesa e të drejtës për të menduar. 

Dhe kjo pati një proces. 

Në fillim u përjashtuan ata që mendonin, pastaj u bë betejë kundër atyre që tentonin të mendonin derisa pas vitit 2000 u bë normë që nëse duhet të rrije aty, nuk duhet të mendoje. Mjaftonte mendimi i Sali Berishës.

Në këtë identitet poshtërues për një forcë politike, dhe mbi të gjitha nën këtë standard anti-intelektual, Partia Demokratike filloi të jetojë jo mbi debate reale politike, por mbi paranoja, armiq të sajuar, dhe realitete të prodhuara nga mendja e sëmurë e Sali Berishës, në funksion të justifikimit të krimeve të veta dhe familjes së tij. 

Në atë parti, kur thuhej se presidenti i tyre Bamir Topi ishte puçist, dhe i dërguar i Gramoz Rucit, besohej. 

Në atë parti, kur thuhej se më 21 janar protestuesit i vrau Edi Rama me çadër pistoletë, ishin të gjithë dakord. Madje ngrinin dhe komision parlamentar për këtë çështje. 

dhe i tha “Doktor na i sill këto fakte që the”.

Por përsëri nuk është keq, se ka filluar të mendojë dhe ka kuptuar për shembull që Enkelejd Alibeaj nuk është burrë i mirë, kurse Bylkbashi ëhstë burrë i mirë. Nuk është pak të fillosh të bësh krahasime dhe të mendosh.

Nuk është pak të ketë debat nëse duhet të ndezim flakadanë apo jo, nëse duhet të përmbysim karrige apo jo, nëse duhet të jemi me Lulin, me Gazin, me Joridën, me Agron Shehajn apo Berishën. 

Po ashtu deputetë të PD zyrtare kanë kuptuar se Jorida i ka ftuar në Komision dhe i ka nxjerrë në pritë tek Berisha dhe vetë nuk ka shkuar. Dhe ky është hap përpara. 

Është hap i madh përpara për një opozitë, e cila kishte heq dorë nga të menduarit. 

Nuk është pak më besoni. Është fjala për një parti, që besonte disa muaj më parë, që Sorosi ka sjelle Covidin, ka sjell “non grata”-an e Berishës dhe Evi Kokalarin si agjente.

Tani së paku nuk mendojnë të gjithë njësoj. Janë katër a pesë grupe me mendime të ndryshme. Dhe janë gati të rrihen për mendime të ndryshme. 

Nuk është pak për një parti e cila ishte gati të vdiste e gjitha për Berishën dhe kishte drejtues që i luteshin me lot në sy “na jep shansin të vdesim për ty Doktor”. Tani që ai po u jep shansin, nuk po duan të vdesin për të, por thellë thellë urojnë t’u vdesë ai.