Shumë familjë kanë vështirësi për të siguruar ngrohje
Edhe pse këtë vit ka një ulje me rreth 50% të çmimit të druve të zjarrit, tregetaret ankohen për mungesën e tregut ndersa banoret që jetojne në fshat thonë se ngrohja me dru është mënyra më e mirë që kanë mundesi të zgjedhin edhe pse çmimi prej 5000 lekë për m3 iu duket i lartë. Teksa dimri ka filluar e ulja e temperaturave ka filluar të ndjehet më shumë edhe qytetarët në Elbasan kanë filluar të mendojne per ngrohjen .Një familje e cila jeton në fshat harxhon rreth 5m3 dru zjarri për një dimër çka do të thotë se kosto për ngrohjen është e lartë.
Situata ndryshon në qytet , ku pjesa më e madhe e qytetarëve thonë se si mënyrë më të pershtatshme kanë zgjedhur ngrohjen me korent.
Edhe pse konsiderohet si mënyra tradicionale, ngrohja me dru për shumë familje elbasanase është e pamundur për tu perballuar.