Detaje të reja kanë dalë nga vendosja e tritolit në ambientet e jashtme të lokalit në rrugën “Sali Butka”, në Tiranë. Biznes ky i marrë me qira nga 40-vjeçari, Armand Xhaferraj.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC se nga hetimet rezulton se kanë qenë 2 persona që kanë vendosur rreth 100 gram tritol. Njëri prej tyre ka qëndruar në makinë, ndërsa tjetri ka vendosur tritolin në derën e lokalit dhe më pas janë larguar.

Në pyetje është marrë edhe roja i një biznesi tjetër që kishte në pronësi Armand Xhaferraj, (parkim dhe lavazh) përballë lokalit, por sipas grupit hetimor ai nuk ka mundur t’i identifikojë  autorët.

Grupi hetimor një nga pistat kryesore ku ka shtrirë hetimet është ajo e një konflikti për pronën në vendin ku ndodhet lavazhi dhe parkimi i automjeteve.

Kjo pronë sipas hetimeve rezulton se ka mbivendosje emrash të disa pronarëve.  Ndërkohë vetë pronari i lokalit Armand Xhaferraj, përpara grupit hetimor ka dëshmuar se nuk ka dyshime se kush mund ti ketë vënë eksplozivin, duke mos dhënë më shumë detaje që mund t’i vinin në ndihmë grupit hetimor.

/abcnews.al/