Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Lenie të Gramshit.
Një 52-vjeçar i cili punonte në ndërtimin e një HEC-i është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, nëse 52-vjeçari është rrëzuar apo është zënë poshtë nga mjetet e rënda.
Policia ndërkohë është duke shkuar në vendin e ngjarjes për hetimin e aksidentit.
Top Channel