Policia e Kosovës ka arrestuar sot një tjetër person që dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt. Kjo e fundit pas hetimeve doli se ishte vrarë me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murselit.
Ndërsa ende nuk është zbardhur plotësisht arsyeja se pse Naim Murseli porositi dhe inskenoi vrasjen e ish-gruas së tij në sy të fëmijëve.
I arrestuari ditën e sotme është Tomë Dodaj nga Gjakova. Ai dyshohet se i ka siguruar armën Naim Murselit dhe vrasësit të Liridonës, Granit Plavës. Ky i fundit dyshohet se përfitoi nga vrasja një shumë prej 30 mijë eurosh.