Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet një person i cili dyshohet se fsheh një armë e më pas largohet me biçikletë dhe mund të jetë autori i ngjarjes.
Nga të shtënat me armë, mbeti i plagosur 40-vjeçari Aleksandër Curri, i cili është transportuar në spital.
Në vendngjarja ndodhen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën./abcnews.al