Sokol Mjacaj do të dalë këtë të martë para gjykatës. I dënuari përjetë, i cili vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, dy të dënuar të tjerë në burgun e Peqinit, do të njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Elbasanit.
Nga pamjet e siguruara nga Egnatia News, shihet se në Gjykatën e Elbasanit janë shtuar forcat e policisë, teksa Mjacaj ka mbërritur nën masa të rrepta sigurie.