Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 15:30 në vendin e quajtur Fermë-Çlirim në afërsi të Fierit. Shtetasi Geraldo Mahmuti 30 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B.K., 33 vjeç.
Nga raportimi i policisë nuk bëhet fjalë për persona të dëmtuar.
Sakaq, shërbimet e policisë si dhe Forcat “Shqiponja”, janë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të të shtënave, shtetasin Geraldo Mahmuti.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.
Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.