Qendra tregtare ‘Metropol’ është përfshirë nga flakët mesditën e së hënës në Lushnje, duke bllokuar dhjetëra njerëz që ndodheshin në të.
Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se forcat zjarrfikëse po vijojnë evakuimin e banorëve të pallatit ku ndodhet edhe qendra tregtare.
Dy gra të moshuara u evakuan së fundmi, të cilat më pas u transportuan me ambulancë për në spitalin e Lushnjes.
Ndërkaq dyshohet se janë rreth 40 persona të cilët kanë mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre.