Një shtetas është ndaluar me iniciativë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare. E mitura në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T., 29 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Detaje nga ngjarja me minorenen

Nëna e 12 vjeçares denoncon në policine e Pogradecit 29 vjecarin K.T për marrëdhënie seksuale me vajzën e saj.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se nëna e 12 vjeçares deri para pak kohësh bashkëjetonte me babain e 29 vjecarit dhe vetëm pas ndarjes ka denoncuar rastin për vajzën e saj minorene.

Kjo edhe për grupin e hetimit tregon se nëna ka qenë në dijeni të rastit por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e 29 vjecarit ka marrë fund.

Policia e Pogradecit ka filluar me iniciativë hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, për grupin e hetimit në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29 vjeçarin.

Gjithsesi, policia edhe për shkak të moshës së vajzës ka arrestuar 29 vjeçarin dhe ka filluar hetimet ndërkohë që vajza i është nënshtruar kontrollit mjekoligjor për të vërtetuar nëse ka patur marrëdhënie seksuale me 29 vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.