Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Choko”.

Katër persona kanë rënë në pranga për trafikim të lëndëve narkotike. Të arrestuar janë Ani Binozi, Shaqir Driza, Aleks Binozi dhe Eriket Kanani.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 131.5 gramë cannabis sativa në trajtë çokollate, doza kokaine, 1 peshore elektronike që shërbente për ndarjen në doza të lëndëve narkotike, 1 automjet dhe 4 celularë.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit Ani Binozi, Aleks Binozi dhe Eriket Kanani, të tre banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës dhe Shaqir Driza 34 vjeç, banues në fshatin Shtrazë, Shijak, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa në formën e çokollatës, në fshatin Xhafzotaj, Durrës.”, thuhet në njoftimin e policisë.