Parlamenti i Shqipërisë pritet të mblidhet këtë të enjte, ndërsa në rend të ditës janë për t’u diskutuar katër projektligje. Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë 7 pika.
Fillimisht do të diskutohet projektligji për “burimet ujore”, më tej do të jetë projektligji për “Turizmin”. Po ashtu, në rend të ditës është edhe projektligji për “Investimet Strategjike”, si dhe projektligji për “Mbrojtjen e konkurrencës”. Në fund, është dhe pika e diskutimeve jashtë rendit të ditës.
Sakaq, dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Rithemelimit, u diskutua mbi skenarin që do të ndiqet sot në seancën plenare. Mësohet se do të vijojë po i njëjti skenar, ai i bllokimit të punimeve të seancës, ndërsa tre deputetë u përjashtuan dje. Bëhet fjalë për Flamur Nokën, i cili u përjashtua me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Bledjon Nallbati me 20 ditë dhe Saimir Korreshi me 5 ditë.