Goditet me thikë një nxënës në Gjirokastër. Mësohet se një 13 vjeçare ka plagosur me thikë një 15 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 shtatori”. 15 vjeçari është dërguar në spital, ndërsa e mitura tjetër vajza 13 vjeç është shoqërua në polici.
E mitura do të merret në pyetje në prani të psikologut. Grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.