Riaktivizohet sërish zjarri në fshatin Niçë të Pogradecit.
Kjo është dita e katërt që kjo zonë është përfshirë nga flakët duke djegur sipërfaqe të mëdha kullotash, por edhe zona pyjore.
Ndërkohë në zonë kanë shkuar forca zjarrfikëse, inspektorë pyjesh dhe banorë, por terreni malor dhe ecja që duhet të bëjnë e vështirëson mjaft punën e tyre dhe për pasojë janë të nevojshme më shumë forca për të izoluar sërish zjarrin.