Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Socialiste.
Ai ka lënë të kuptohej se brenda kësaj force politike ka një luftë shumë të egër dhe madje “vrasëse” për karrierë. Ai nuk mohoi se brenda kësaj partie, ka klane të cilat janë në luftë me njëra-tjetrën.
“Nuk dua të bëj as naivin, as të bëj të paditurin, por e kam thënë shpesh që kur vjen puna për PS-në, nuk jam në pozicionin e analistit, jam në pozicionin e protagonistit për sa kohë unë militoj në PS. Nëse ju u referoheni luftërave të brendshme që bëhen për ide apo çështje të caktuara, ato ndodhin në tërë botën. Nuk ka dalë edhe shprehja e famshme që thotë që në politikë dhe në karrierë akademike, ka një luftë shumë të egër, vrasëse për karrierë, në këtë pikë nuk duhet parë as si forca e parë, as si forca e fundit”, u shpreh Bushati./CNA/