Nga Erion Murataj
Kot nuk thonë se sa të rrosh do mësosh.
Sot pas disa dekadash jetë dëgjova se morali paska këndvështrime.
Bjerrja në “tolerancë” sa herë kjo shoqëri shkel normat, parimet, nderin e moralin ka gjetur shpëtim tek fraza “varet nga këndvështrimi” .
Me këtë qasje lëshuam çdo element të shëndoshë të shoqërisë që trashëguam ndër shekuj. Ç’bëmë kollonat morale të bërthamës së shoqërisë, shkallmuam parimet dhe idealizmin aq sa për disa sot dhe brekët janë të tepërta.
Pranuam të vidhemi, pranuam të ç’arsimohemi duke i dhënë jetë dhe fron injorancës.
U përulem përpara të paburrave që përbashkohen në pazarin politik në vjedhje e mort.
Sot na kërkojnë mos kemi më as gjak për të reaguar kur fëmijëve na i thonë se s’ka nënë e babë por prind 1 e 2 dhe kur babën a nënën na i vrasin nga grykesia e vjedhjes.
Nuk e di se sa.
Nuk e di se deri kur dhe me kryesoria nuk e di deri kur do durojë kjo shoqëri.
Dhe pse shumë thonë se ka vdekur unë besoj se dhe në orën e shpirtit gjendet forca për të vdekur me nder.
E kur këtë forcë e gjen një njeri drejtë vdekjes une besoj se një shoqëri që brenda saj ka ende individ me nder,moral e parime mund të gjej rrugën drejt idealeve të saj duke i thyer turinjtë atyre që si të pamoralshëm gjejnë strehë tek këndvështrimi si nxënës nate.
Modelet janë ato që duhen mbeshtetur .
Morali s’ka kënd ai ka bosht nga i cili nëse del je thjeshtë amoral.