Policia Rrugore e Elbasanit ka vënë në pranga një 18-vjeçar banues në Peqin, pasi për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit që e drejtonte pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet dhe më pas ka përplasur tre makina të parkuara.

Për pasojë janë lënduar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjetin.

Një 39-vjeçar dhe një 43-vjeçar janë proceduar penalisht, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Gjithashtu në gjendje të lirë ka nisur procedimi edhe për dy shtetas të tjerë, një 35-vjeçar dhe një 43-vjeçar, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.