“Partia Socialistë të lërë mënjanë taktikat paraelektorale dhe të fokusohet tek veprat konkrete.” Ky ishte qëndrimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kur u pyet nga gazetarët për Komisionin e Posaçëm të propozuar nga shumica qeverisëse.
Basha theksoi se nëse nuk sillen në Parlament aktet e propozuar nga partia e tij, si vettingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit të ligjvënësve, iniciativat e PS-së mbeten vetëm fjalë, duke nënkuptuar se ai nuk mund të bashkëpunojë me PS nëse nuk plotësohen kushtet e tij.
“Nëse Rama ka vullnet…kjo është manovër elektorale, është barra e provës tek ai për t’i dhënë fund embargos së akteve të PD, për t’i sjellë në Kuvend, për t’i votuar siç i ka hije një parlamenti.
Lajmi në përditësim…