Mbledhja e rradhës së këshillit bashkiak të Peqinit u fokusua tëk problematika e ngritur nga antari i këshillit bashkiak të PSD Besim Çollaku për faturimin e matësave të ujit që po iu bëhet qytetarëve të Peqinit. Një mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve të cilët u përballën së pari me pyetjet e ngritura nga këshilltarët për këtë problematikë e më tej nga qytetarët që ishin të pranishëm në sallë.Problematika e ngritur nga Besim Çollaku u përkrah edhe nga sekretari i këshillit bashkiak e gjithashtu antarët e forcave të tjera politike të cilët në të njejtën linje me Çollakun e vlerësuan si jo të drejtë vendimin e Ujsjellës kanalizimeve që pagesat për vendosjen e sahatëve të ujit ti faturohen qytetarëve.
Veç kritikave për faturimin e sahatëve, qytetarët e Peqinit gjithashtu shprehën pakënaqësi s ai tagon sigurisë së ujit të pijshëm , problematikë e cila u pranua pjesërisht nga ujsjellës kanalizimi .
Kjo temë pritet të diskutohet sërisht gjatë mbledhjes së rradhës së këshillit bashkiak Peqin./EGNATIA NEWS