Nevil Dede do të vijojë që të jetë trajneri i AF Elbasanit edhe në Superiore, teksa ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena” u bë edhe prezantimi zyrtar i tij. Krah presidentit dhe drejtuesve më të lartë të klub, Dede synon që në Superiore të marrin rezultatet duke kënaqur njerëzit dhe mbushur stadiumin

Për një skuadër pretendente në elitë kërkohet patjetër edhe një merkato cilësore, me verdheblutë që i kanë hedhur piketat që tani

Edhe pse bëhet debutimi në elitë për një klub që u krijua vetëm tri vite më parë, objektivat në Superiore do të jetë pjesëmarrja në “Final 4”.

Sakaq, ka pasur edhe ndryshime në staf, ku është larguar Eriol Merxha me Artan Skënderin dhe ndihmësa të Dedes do të jenë Isli Hidi, Hektor Idrizaj dhe përgatitës atletik, Elton Kodra.