Nga Erion Murataj
Shumë e panë Rai 3 mbrëmë dhe shumë po ashtu nuk kuptuan asgjë më shumë sesa dinin.
Lajmi qëndron tek mesazhi Mona nonës me videon e Rocky-t si status paraprirës.
Askush nuk kthen retro çka ndodhur.
Pse iku Ben Ahmetaj?
Pse u akuzua për shitje informacioni tek rahmet pastë LSI?
Pse të tre protagonistët e orgjisë 33 vjeçare heshtin e sulmojnë njëkohësisht Ben tigrin dhe pse hesht Lali e Belinda?
Telenovela ka hyrë në fazën finale mesa duket dhe të gjithë kanë dal në brekë përballë publikut.
Të gjithë justifikojnë lakuriqësinë e njëri-tjetrit pasi nëse njëri gjykohet është precedent për tjetrin.
S’ka më dyshim siç e tha dhe drejtuesi i SPAK .
“NUK KA MAFIA NË SHQIPËRI”.
Ka kriminelë ordiner që janë në shërbim të një kupole mafioze politike që ska by*hë të bëj luftën e saj por mbyll pazare në kurriz të një vendi që është shqyer në punë kafshërore në tarnzicionin më të gjatë në historinë botës plot 33- vjeçar.
Një organizatë tre polare politiko-kriminale që përdor njerëz të dëshpëruar të cilëve u jep një dorë lekë dhe më pas u merr jetën.
Një organizatë me të vjetër e të rinj që luftojnë njëri-tjetrin e bashkohen aty për aty kundër njëri-tjetrit për të ruajtur status-quon.
Mjaftojnë lekët, asgjë tjetër.
Çdo gjë blihet pasi imponuan një shoqëri të besoj në frikën e mafies imagjinare dhe iluzionit se morali nuk shërben po s’ke lekë.
Rai 3 tregoi se pazari i prishur nuk kursen askënd.
Asgjë e re nuk u tha veç mesazhit se pazari është prishur dhe kur ky i fundit prishet askush nuk është i papërfolshëm, as prijësi.
Emrat e vegjël dalin të mëdhenj, të mëdhenjtë duken të vegjël e në fund ngel shija e hidhur e një populli që beson përrallën e kasetes që ka 33 vite që e vendos “replay” po vetë.