Tokat bujqësore në zonën e Dumresë për të 3-tin vit rradhazi janë pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar të mbjellat sezonale.
Infeksioni më i madh paraqitet në zonën e Belshit, por vatra sporadike ekzistojnë edhe në fshatra të tjerë. Sipas fermerëve karkaleci ka dëmtuar të gjitha të mbjellat, ndërsa tashmë po dëmton pemtarinë.Dëmi eshte i konsiderueshem çka per ta do të thotë falimentim.
Fatmir Ozuni Drejtori Rajonal i Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve pasi ka inspektuar situatën në terren thotë se sipërfaqe të tëra në Belsh ndodhen në kushtet e emergjencës , ndaj ka urdhëruar menjëherë nisjen e dezifektimit në njësinë administrative Kajan.