Finalizohet operacioni i koduar policor “Brothers”. Tre shtetas kanë rënë në pranga pasi akuzohen se rreth një vit më parë në Mirditë kanë plagosur rëndë një shtetas me sende të forta.
Bëhet fjalë për tre vëllezërit Edmond Marku, Mark Marku dhe Loni Marku.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar këtyre shtetasve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se më datë 12.05.2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., për motive të dobëta.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.