Ndërsa grupi i punës po finalizon ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut të cilat do të miratohen në seancën e fundit parlamentare, Ministrja e Shëndetësisë u kujtoi shefave të shërbimeve dhe mjekëve se nuk do të punojnë dot më në spitalet private por me autonominë spitalore do të forcohet roli i mjekut në spitalet publike.
“Nuk mund të punoni në spitale private me pacientin të cilit i keni shërbyer në publik .Duhet autorizim nga spitali për të punuar në sistem jo publik .Askush që ka funksion drejtuese nuk mund të punojë në spital jopublik”, tha Albana Koçiu.
Autonomia spitalore duhet parë si një distancim i politikës nga menaxhimi i spitaleve e cila u jep edhe mundësi për të gjeneruar të ardhura financiare jashtë sistemit, theksoi ministrja e shëndetësisë.
Mjeku do të mund të ofrojë shërbim shëndetësor kundrejt pagesës në struktura publike jashtë orarit zyrtar të punës.
Deri më tani Kartën e Autonomisë Menaxheriale e kanë marrë Spitali Memorial Fier, QSUNT dhe 4 strukturat spitalore rajonale, në Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Shkodër .Për tre vite 6 spitale të tjera pritet të pajisen me kartën e autonomisë spitalore