Ata u shprehën se ishin traumatizuar kur dëgjuan për ngjarjen e rëndë.

“Nuk na erdhi mirë kur e dëgjuam. Dolëm, por nuk shkuam më tutje, nuk dinim gjë. Zhurmë nuk dëgjova. Shyqon (Shyqyri Kalemin), e njihja në lokal, në punë, hallexhi. Hallexhi si gjithë të tjerët.”, u shpreh një banor i zonës.

Ndërsa një banor tjetër u shpreh se “U traumatizuam shumë. Jemi tronditur shumë. Unë tani e dëgjova. Është qamet i madh. I njoh dy çunat dhe personin tjetër. I njoh të tre. “

Nga atentati kanë mbetur të vrarë shtetasit Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka. Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Objektiv i atentatit dyshohet të këtë qenë Shyqyri Kalemi, babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtuar disa atentateve, brenda e jashtë vendit.

/abcnews.al