Vazhdon të jetë aktiv zjarri në kodrën e Lekajt në Lushnjë.

Duke qenë se terreni është i vështirë, zjarrfikësit e kanë të pamundur të shkojnë me mjete ujëmbajtëse, ndërkohë që vijon puna me mjete rrethanore për shuarjen e vatrave të zjarrit.Zjarrfikësit dhe punonjësit e ndërmarrjeve mbështetëse të bashkisë, vullnetarë dhe banorët e fshatin kanë qenë gjithë natën në aksion për ruajtjen e banesave.