Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ish-policit të burgut Gentian Bejtja kanë dalë. Mësohet se ekzekutori i vrasjes është 41-vjeçari nga Vlora Florian Plaku. Ndërkohë që grupi hetimor ka dyshime që urdhëri i vrasjes është dhënë nga Dubai.
Vrasja e Gentjan Bejtjas
Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Dy të dyshuarit për vrasjen e tij janë Edison Haxhia dhe Ilir Beqaraj.