Zbardhen detaje të reja nga skandali i diplomave të kolegjit universitar “Wisdom”. Autoritetet italiane akuzojnë drejtuesit e “Wisdom” për lëshimin e diplomave të falsifikuara.
Ndërsa Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom ” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit
Penal
“Çështja është në fazen e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion për shkak të sekretit hetimor”, thekson Prokuroria e Tiranës.
(BalkanWeb)