Filtri që tregon shpejtësinë e lëvizjes në Snapchat mund të përdoret për të paditur platformën, me arsyetimin se ai inkurajon drejtimin e pakujdesshëm të automjeteve.
Lemmon v. Snap është një çështje në të cilën bëhet fjalë për një përdorues 20 vjeçar të Snapchat i cili pësoi aksident ndërkohë që përdorte filtrin duke drejtuar makinën në 200km/h. Në këtë aksident humbën jetën drejtuesi dhe dy pasagjerë. Më pas prindërit e viktimave paditën Snapchat duke thënë se kombinimi i achievement system dhe filtri i shpejtësisë nxiti viktimat të drejtonin makinën në shpejtësi jo të sigurta.
Prindërit deklaruan se shumë fëmijë besonin se ato do të përfitonin një achievement sekret nëse tejkalonin shpejtësinë 160 km/h. Snapchat u kundërpërgjigj duke thënë se një gjë e tillë nuk ekziston dhe se filtri i shpejtësisë është thjeshtë një shërbim që ndihmon përdoruesit të krijojnë një përmbajtje tërheqëse. Kjo padi u hodh poshtë në 2020 dhe u rishfaq përsëri, duke ndryshuar një vendim të mëparshëm në favor të Snapchat.
Ky filter ka shkaktuar probleme dhe më parë. Një drejtues i Uber paditi kompaninë pasi ai u përplas me një përdorues të Snapchat që po tentonte të arrinte spejtësinë 160km/h ndërkohë që përdorte aplikacionin. Fillimisht gjykata mbështeti drejtuesin e makinës, por më vonë vendimi u apelua dhe u ndryshua me pretendimet se filtri i shpejtësisë nuk ishte krijuar për të inkurajuar drejtimin e pakujdesshëm.