Mbyllet mbrëmja e parë e fazës së ligës në Europa League. Pas 2 sfidave të orës 18:45 ku AZ Alkmaar dhe Bodo/Glimt mposhtën Elfsborg e Porton me rezultatin 3-2, skena ishte për 7 përballjet e orës 21:00.

Rezultati befasues ishte në ‘Old Trafford’ ku Manchester United zhgënjeu tifozët duke barazuar 1-1 me Twente edhe pse kaluan të parët në avantazh.

Lazio shkëlqeu në transfertë duke fituar pastër 0-3 ndaj Dynamo Kyiv, ndërsa Galatasaray fitoi një ‘derbi’ të zjarrtë ballkanas përballë grekëve të PAOK të cilët i mposhti me rezultatin 3-1 në Stamboll.