Në fillim të vitit të ri shkollor 2024-2025 kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ishte në godinën e cila 6 vite më parë shërbente si shkollë për fëmijët e këtij fshati për të përcjellë edhe njëherë shqetësimin e banorëve për nevojën e rikonstruksionit të shkollës e cila u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.
Edhe pse përgjatë këtyre viteve ata vetë kishin bërë kërkesa të vazhdueshme në bashkinë Elbasan deri më sot kërkesa e tyre nuk ishte dëgjuar ndaj banorët iu drejtuan këshilltarit Murataj për të përcjellë shqetësimin e tyre.
Një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor Erion Murataj ishte në këtë godinë për të bërë publike gjendjen e saj dhe për të apeluar për rikonstruksion.
Gjatë ditës së sotme bëhet me dije se punimet për rikonstruksionin e shkollës janë duke filluar.
Prej më shumë se 1 viti Erion Murataj ka punuar për këta banorë të cilët e kërkonin me ngulm dhe të drejtë shkollën në fshatin e tyre.
Lojtës Videosh